Kalaveshi i rrushit shitet për 11 mijë dollarë në Japoni

Kalaveshi i rrushit shitet për 11 mijë dollarë në Japoni

Menagjeri i një zingjiri të hoteleve u bë fitues i një ankandi për shitjen e një kalaveshi të rrushit. Kalaveshi i quajtur Ruby Roman u shit të amrtën në Kanazaua të Japonisë.

Takashi Hosokaua do të paguajë 1.2 milionë jen, apo 11 mijë dollarë, për kalaveshin me 24 kokra të rrushit. Ky rrush i kuq është i veçantë përshkak që është shumë i lëngshëm, ka shumë sheqer dhe aciditet të ulët. Është kalaveshi më i shtrenjtë prej që ky lloj ka dalur në shtije para 12 viteve.

Çmimi fillestar për këtë lloj të rrushit fillon prej 900 dollarë.

“Ofruam 1.2 milionë jen për të shënuar 12 vjetorin e ankandit të parë të këtij rrushi”, ka thënë Hosokaua.

Rrushi i kuq Ruby Roman është zhvilluar në Ishikaua dhe së pari ka dalë në shitje në vitin 2008. Ato janë bërë shumë të njohura që atëherë, dhe numri i tyre është shumë i vogël andaj edhe kërkesa për to nuk plotësohet. Rreth 26 mijë kalavesha janë shitur sivjet, por jo të gjitha do shiten me atë çmim marramendës.