Ngritja e peshave, më e mirë se ushtrimet kardio për largimin e yndyrës

Ngritja e peshave, më e mirë se ushtrimet kardio për largimin e yndyrës

Peshëngritja është më e mirë se ushtrimet kardio për mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare duke reduktuar yndyrën e zemrës së rrezikshme, thonë shkencëtarët.

Të dyja format e ushtrimit ishin efektive në reduktimin e yndyrës së zemrës në një grup të vogël të pjesëmarrësve vullnetarë të një hulumtimi.

Por ushtrimet me ngritje peshe, të tilla si shtangat e dorës ose shtytja e peshave të larta, bënë diferencë më të veçuar.

Një lloj i yndyrës në zemër u zvogëlua me afërsisht një të tretën në një program trajnimi tre mujor, i cili u përqendrua në ngritjen e peshave pa ndonjë ushtrim kardio.

Sëmundjet e zemrës janë më së shpeshti të shkaktuara nga ngritja e pllakës yndyrore në arteriet, të cilat njerëzit mund ta parandalojnë duke përmirësuar dietën dhe ushtrimin e tyre.

Një në tre vetë vdesin çdo ditë nga sëmundja kardiovaskulare (CVD) në mbarë botën – gjithsej 17.9 milionë në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.