Stuhia dëmton rrjetin elektrik në disa zona të Shqipërisë

Stuhia dëmton rrjetin elektrik në disa zona të Shqipërisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se disa linja tensioni të mesëm janë dëmtuar si pasojë e motit të lig gjatë natës së mbrëmshme. Rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur. Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak të erës.

Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet në kohe sa më të shpejtë.