Gashi: S’ka buxhet të mjaftueshëm për nevojat e trashëgimisë kulturore

Gashi: S’ka buxhet të mjaftueshëm për nevojat e trashëgimisë kulturore

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zhvilluar një diskutim publik me deputetë dhe shoqërinë civile lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se nuk është obligim vetëm i ministrisw qw ai drejton qw ta ruajë trashëgiminë kulturore, por edhe i institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

“Pa dyshim që edhe Komisioni Parlamentar ka pasë një qasje dinamike për ta trajtuar këtë temë, janë probleme të shumta që e për përcjellin fushën e trashëgimisë kulturore, padyshim që mbrojtja ruajtja e trashëgimisë kulturore është e përcaktuar si një nga prioritetet e mia si ministër, me angazhimet tona po mundohemi të konsolidojmë edhe më shumë gjendjen në teren. Ruajtja për trashëgiminë kulturore nuk është vetëm në mandatin e Ministrisë së Kulturës, por i obligon edhe institucionet lokale dhe qendrore ta ruajnë atë. Jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme të shtohet numri i punonjësve profesional në kuadër të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Gashi tha se nuk është i mjaftueshëm edhe buxheti krahas kërkesave dhe nevojave që ka trashëgimia kulturore.

“Nuk është i mjaftueshëm edhe buxheti krahas kërkesave dhe nevojave që ka trashëgimia kulturore. Dy vitet e fundit nuk ka pasë ndonjë ndryshim të madh pozitiv”.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se fusha e trashëgimia kulturore kërkon një kujdes shumë të veçantë.

Sali Shoshi, ekspert për çështje të trashëgimisë kulturore, i angazhuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se institucionet kanë arritur që vetëm 23 asete nga lista prej 1595 asete, t’i përfshijnë në listën e trashëgimisë nën mbrojtje të përhershme, raporton Eo, transmeton Klan Kosova.

KDI-ja i rekomandoi Kuvendit të Kosovës të përzgjedhë dhe votojë anëtarët e KKTK-së. Ata i rekomunduan KKTK-së që të rritë komunikimin dhe bashkëpunimin me MKRS-në.

Ndërsa Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KDI i rekomandoi të bashkëpunojë ngushtë me KKTK-në, për të krijuar një sistem të integruar si dhe të finalizoj inventarizimin e trashëgimisë kulturore bazuar në standarde ndërkombëtare.