​Konfiskohen armë, arrestohen shtatë persona

​Konfiskohen armë, arrestohen shtatë persona

Stacioni Policor në Malishevë ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar posedojnë armë zjarri në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës dhe të njëjtit kohë pas kohe gjuajnë me armë zjarri gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

Prandaj, me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve, Policia e Malishevës ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore  në Gjakovë.

Gjatë dy operacioneve policore  janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Të arrestuar janë M. Th. (1970), R. M. (1952),  A. M. (1981), S. M. (1956) N. M.( 1972), B. B. (1982)  dhe A. B. (1984).

Sipas Policisë më 5 dhe 10 korrik Policia e Malishevës mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në gjashtë lokacione të ndryshme, me ç’rast gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

një (1) mitraloz i lehtë (prodhim kinez), kalibri 7.62 mm

dy (2 ) pushkë gjysmë automatike kalibri,7.62 mm

një (1) AK 47, kalibri 7.62 mm

një (1) pistoletë TT të kalibri 7.62 mm

një (1) pushkë M-48, kalibri 7.9 mm

një (1) pushkë gjahu e llojit CIFSAN CSP 555,kalibri 12 mm

26 copë fishekë të kalibrit 7.9 mm,

234 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm,

11 copë fishekë të kalibrit 9 mm,

1 predhë fisheku,

23 copë fishekë të kalibrit 12 mm,

114 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm,

4 karikatorë të armës automatike,

2 karikatorë të pistoletës.

 

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor, ndërsa gjashtë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.