Efektet pozitive të falimentimit dhe ristrukturimit për bizneset

Efektet pozitive të falimentimit dhe ristrukturimit për bizneset

Në Prishtinë është organizuar tryeza e rrumbullakët “Efektet pozitive të Falimentimit dhe Ristrukturimit për Bizneset”, në kuadër të projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Ristrukturimit të Biznesit.

Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), e cila është pjesë e Grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, organizuan tryezën e rrumbullakët “Efektet pozitive të Falimentimit dhe Ristrukturimit për Bizneset”, në kuadër të projektit “Zgjidhja e Borxhit dhe Ristrukturimit të Biznesit”, përmes së cilës, përfaqësues të Bankave, përfaqësues të Gjykatave, përfaqësues të Odës së Administratorëve të Falimentimit dhe Ekspertë, diskutuan rreth efekteve pozitive të falimentimit dhe riorganizimit.

Përmirësimi i ligjeve të falimentimit, krijimi i strategjive dhe planeve të veprimit për Ballkanin Perëndimor ishin temat të cilat u diskutuan nga pjesëmarrësit ndërkaq u potencua synimi për reforma të falimentimit dhe rritjes së çasjes në financa, duke theksuar që krijimi i sistemit digjital për ri-freskimin e të dhënave në databazë elektronike, në kohë reale, do të krijonte lehtësira dhe shmangje të parregullësive dhe mashtrimeve potenciale nga ana e debitorëve.

Krahas kësaj, kjo tryezë shërbeu për shkëmbim të përvojave mes pjesëmarrësve duke mundësuar një krahasim të formave të falimentimit të bizneseve në vend, rajon dhe më gjerë. Ndër të tjera, u prezantuan edhe komponentet specifike të projektit që i kontribuojnë qëllimit të përgjithshëm e që janë: Reformat Legjislative, Reformat Rregullatore, Ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe fushata publike e ndërgjegjësimit.Image

Autor: RTKlive