Këshilla për ndryshimin e stilit të jetesës

Këshilla për ndryshimin e stilit të jetesës

Sa herë që flitet për sëmundje të ndryshme, specialistët theksojnë nevojën e një stili të shëndetshëm jete, pasi kjo parandalon prekjen nga shumë patologji.

1. Mbani një peshë të shëndetshme – vetëm duke vepruar në këtë mënyrë, ju do të ulni presionin e lartë të gjakut.

2. Kryeni aktivitet fizik rreth 150 minuta në javë, të shpërndarë në ditët e javës. Në mënyrë që stërvitja të jetë e vlefshme, ju duhet të ndiheni më të ngrohtë, me frymëmarrje më të shpeshtë dhe zemra duhet t’ju rrahë më fort se normalisht.

3. Ushqehuni me sa më shumë fruta dhe zarzavate çdo ditë – konsumojini ato më mirë të gjalla ose lehtësisht të pjekura sesa të ziera, për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese; shmangni ushqimet e skuqura.

4. Përdorni sa më pak kripë në ushqimet tuaja. Mos harroni sasinë e madhe të kripës që ndodhet në ushqimet e përpunuara, bukë dhe drithëra, prandaj lexoni gjithmonë etiketat.

5. Përdorni sa më pak yndyrë dhe sheqer. Kontrolloni gjithmonë etiketën dhe jini veçanërisht të kujdesshëm ndaj yndyrnave të hidrogjenizuara dhe sheqernave “të fshehura”, si saharoza, dekstroza, fruktoza dhe glukoza.

6. Mos pini duhan, ai bllokon arteriet më shpejt dhe shkakton shumë probleme të tjera shëndetësore.

7. Reduktoni sasinë e kafeinës që konsumoni – mbani mend, kafeina gjendet në pijet energjetike, si dhe në kafe dhe çaj.

8. Mos pini shumë alkool – respektoni rekomandimet e konsumit ditor të alkoolit.

9. Shtoni sa më shumë panxhar dhe lëng panxhari në dietën tuaj. Ata janë veçanërisht të dobishëm për uljen e presionit të gjakut.

10. Përpiquni të rehatoheni. Stresi mund të kontribuojë në ngritjen e presionit të gjakut, prandaj përpiquni ta shmangni atë nëse është e mundur.