Shala: Afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë

Shala: Afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, tha se Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar është shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas “Brexit-it” atje.

Ai tha se marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Britanisë, do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas “Brexit-it” atje.

Sot pata nderin të pres kryenegociatorin e ekipit të Britanisë së Madhe për marrëveshje me Republikën e Kosovës z. Neil Floyd dhe u dakorduam që gjatë këtij viti ta finalizojmë këtë marrëveshje.

Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Britanisë, do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë. E.SH


MË SHUME NGA Ekonomi