Shala takon përfaqësuesit e lokaleve të natës: Bashkë në mbrojtje të rinisë

Shala takon përfaqësuesit e lokaleve të natës: Bashkë në mbrojtje të rinisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka takuar sot shoqatën gastronomve të Prishtinës dhe disa nga përfaqësuesit e lokaleve, klubeve dhe diskotekave më të mëdha të natës të vendit , ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë diskutuar për për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ja postimi i tij në Facebook:

 

Bashkë me gastronomet kosovarë në mbrojtje të rinisë sonë!

Sot takova shoqatën e gastronomve të Prishtinës dhe disa nga përfaqësuesit e lokaleve, klubeve dhe diskotekave më të mëdhaja të natës të Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, ku diskutuam për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Kërkova nga afaristët e gastronomisë ( lokalet e natës), e si gastronomi në pëgjithësi janë industria me punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, që ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të mos ju lejojnë të miturve nën 18 vjet hyrjen dhe njëkohësisht qasje në pije alkoolike e kështu ta ruajmë shëndetin e fëmijëve tanë.

Në takim u zotuam se do të bashkëpunojmë maksimalisht për të krijuar kushte sa më të mira për bizneset e gastronomisë, sepse është sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit. 
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë partner i bizneseve dhe zë i tyre, për t’i zgjidhur të gjitha shqetësimet që mund t’i kenë.


MË SHUME NGA Ekonomi