Merkel pas dridhjes: Nuk ka nevojë për shqetësim, jam mirë

Merkel pas dridhjes: Nuk ka nevojë për shqetësim, jam mirë

"Nuk ka nevojë për shqetësim, jam mirë. Jam e sigurt se do të mund ta kryejë detyrën time", tha Merkel pas dridhjes që pësoi gjatë ceremonisë zyrtare me rastin e vizitës së kryeministrit finlandez Antti Rinne.

Pas dridhjes që pësoi sot në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk ka nevojë për shqetësim dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Merkel përsëri pëson dridhje, e treta brenda 3 javëve

"Nuk ka nevojë për shqetësim, jam mirë. Për më tepër, jam e sigurt se do të mund ta kryejë detyrën time", tha Merkel para gazetarëve pas takimit me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Ndryshe, Merkel pësoi dridhje gjatë intonimit të himneve në ceremoninë zyrtare të organizuar në kryeministrinë në Berlin për kryeministrin finlandez Rinne.

Gjatë dridhjes, Merkel u pa teksa përpiqet të kontrollojë veten.

Rasti i sotëm ishte i treti brenda një periudhe prej tri javësh.

Merkel më herët pësoi dridhje gjatë pritjes së presidentit të Ukrainës Vladimir Zelenskiy më 18 qershor dhe gjatë ceremonisë së emërimit të ministres së Drejtësisë Christine Lambrecht në Pallatin Presidencial më 27 qershor./aa/