Presidenti rumun kritikon qeverinë për raportin mbi korrupsionin

Presidenti rumun kritikon qeverinë për raportin mbi korrupsionin

Presidenti Klaus Iohannis tha sot se është "jashtëzakonisht shqetësuese" që Rumania është ende në fokus të institucioneve evropiane.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis deklaroi se qeveria po injoron vullnetin e qytetarëve të saj duke mos miratuar rekomandimet kundër korrupsionit të bëra nga një organ evropian.

Iohannis tha sot se është "jashtëzakonisht shqetësuese" që Rumania është ende në fokus të institucioneve evropiane.

Në raportin e divizionit të monitorimit të korrupsionit i Këshillit Evropian të martën thuhet se Rumania ka plotësuar plotësisht vetëm 4 nga 13 rekomandimet për trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Iohannis, një ish-udhëheqës i Partisë Kombëtare Liberale të Rumanisë, tha se koalicioni qeverisës i kryesuar nga Partia Social Demokrate e kryeministres Viorica Dancila "mori edhe një herë karton të kuq" për "dëmet e bëra nga kjo qeveri duke ndryshuar ligjet e drejtësisë dhe të krimeve".

Rumania është përballur me kritika ndërkombëtare për shkak të ndryshimeve ligjore që konsiderohen të minojnë përpjekjet kundër korrupsionit.