​Arrestohet personi që kishte kryer disa vjedhje të rënda

​Arrestohet personi që kishte kryer disa vjedhje të rënda

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda.

Personi  i dyshuar është F. H.  30 vjeç, dhe  pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.