Pompeo takohet me Emirin e Katarit, Al-Thani

Pompeo takohet me Emirin e Katarit, Al-Thani

"Sekretari Pompeo dhe Al-Thani diskutuan për tensionet e larta në rajon dhe rëndësinë për qëndrimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit përballë veprimeve destabilizuese të Iranit", tha Ortagus.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo dhe Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani zhvilluan një takim në të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, veçanërisht për Iranin.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus në një deklaratë me shkrim lidhur me takimin Pompeo-Al-Thani tha se "Sekretari Pompeo e falënderoi Emirin Al-Thani për partneritetin dhe miqësinë e ngushtë të Katarit. Sekretari dhe Al-Thani diskutuan për tensionet e larta në rajon dhe rëndësinë për qëndrimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit përballë veprimeve destabilizuese të Iranit".

Ajo tha se Pompeo me Emirin Al-Thani kanë diskutuar edhe për disa çështje kritike rajonale, përfshirë Sudanin, Libinë dhe Afganistanin.

Emiri i Katarit Al-Thani një ditë më parë u takua në Shtëpinë e Bardhë edhe me presidentin amerikan Donald Trump ku në takim u nënshkruan 5 marrëveshje të reja mes dy vendeve.

Al-Thani dhe Trump theksuan vendosmërinë e tyre në drejtimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak mes SHBA-ve dhe Katarit./aa/