Shkencëtarja amerikane gjendet e vrarë në Kretë

Shkencëtarja amerikane gjendet e vrarë në Kretë

Amerikania Suzanne Eaton, 60 vjeçe, me profesion biologe, është gjendur e vrarë në një shpellë në ishullin e Kretës, deklaruan autoritetet greke, pas kryerjes së autopsisë ligjore.

Eaton ndodhej në ishull për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Akademinë Ortodokse të Kretës dhe kishte humbur gjurmët që prej 2 korrikut.

Trupi i saj u gjet nga një banor vendas në Platania, zone e Rethymno, rreth 10 kilometra nga zona ku autoritetet kishin përqendruar kërkimet e tyre.

Sipas mjekëve, ajo kishte ndërruar jetë që prej ditës kur ishte zhdukur.

Duke hequr dorë nga dhënia e detajeve të mëtejshme ndërsa rasti është nën hetim, mjekët ligjorë thanë se ”është e qartë që është një vrasje, por që nuk ka ardhur nëpërmjet përdorimit të armëve”.