Lansohet Koalicioni i Kosovës për Pajtim

Lansohet Koalicioni i Kosovës për Pajtim

Është lansuar zyrtarisht Koalicioni i Kosovës për Pajtim. Me këtë rast hynë në partneritet tre organizata: Fondi për të Drejtën Humanitare, Aktiv nga Mitrovica dhe Art Polis nga Prishtina.

Ky koalicion do të kërkojë që të trajtojë dhe kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve etnike në Kosovë duke kërkuar dhe ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave që kanë për qëllim nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë.

Zyrtarë të bashkimit evropian që kanë përkrahur formimin e këtij koalicioni kanë thënë se është e rëndësishme që të merren iniciativa të tilla dhe se Kosova duhet të merr shembull vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian që e kanë gjetur rrugën drejt pajtimit pas së kaluarës së hidhur.


MË SHUME NGA Nacionale