Vaji i kokosit zëvendëson kozmetikën e shtrenjtë

Vaji i kokosit zëvendëson kozmetikën e shtrenjtë

Shumë femra përdorin vajin e kokosit për të larguar shenjat nga lëkura e tyre. Mjafton vetëm që ta aplikoni në vendin e dëshiruar, ta fërkoni me lëvizje rrethore dha ta leni që të veprojë për ca kohë. Rezultatet e para mund të shihen pas dy javësh, transmeton femina.

Shërimi i infeksioneve fungale

Vendosni një tampon në vaj kokosi që të absorbojë vajin dhe më pas vendoseni atë në vaginë. Për disa orë do të vëreni se infeksioni fungal do të tërhiqet.

Preparat natyral kundër insekteve

Nëse përzieni pak vaj kokosi me nane ose rozmarinë dhe me të e lyeni lëkurën, do të shihni se insektet nuk do t’ju afrohen.

Stimulon rritjen e thonjve

Ju dëshironi thonj të gjatë ndërsa ato vazhdimisht pëlcasin, atëherë zgjidhni këtë problem duke i lyer me vaj kokosi.

Preventim nga strijat

Masazhoni me vaj kokosi pjesët ku mendoni se mund të paraqiten strijat. Gjithashtu mund t’i zvogëloni edhe ato që veç më i keni.

Stimulim për rritjen e flokëve

Vendosni pak vaj kokosi në dorë dhe më pas në flokë dhe lëkurën e kokës. Më shumë koncentrohuni në flokë, por mos harroni edhe t’i bëni masazhë skalpit. Lëreni të qëndrojë një orë, por mund edhe të fleni me të. Më pas pastroni flokun me shampo (dy herë).

Hidratim

Vaji i kokosit është me veti antimikrobiale, antifungale dhe antibakteriale, ashtu që mund të ndihmojë në luftën kundër akneve por edhe ta hidratojë lëkurën duke e mbajtur të freskët.