Ndikimet pozitive të larjes së flokëve me ujë të ftohtë

Ndikimet pozitive të larjes së flokëve me ujë të ftohtë

Uji i ftohtë është më se i këshillueshëm për flokët.

Nëse do që të keni flokë më të shndritshëm, më pak të çrregullt dhe më të shëndetshëm, atëherë mos shpenzoni para për produktet e pafundme, por thjesht, ndërro temperaturën e ujit.

Ndiqini disa përfitimet që sjellë uji i ftohtë tek flokët:

Ruan shkëlqimin. Ujë i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Nuk ka më flokë në formë të çrregullt. Uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale.

Lëkurë më e pastër e kokës. Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi.

Nëse e ke të pamundur t’i lash flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlash me ujë të ftohtë pas larjes.