Rusi, 8 të plagosur nga zjarri në centralin elektrik

Rusi, 8 të plagosur nga zjarri në centralin elektrik

Ministria ruse e Emergjencave paralajmëroi se zjarri mund të përhapet.

Të paktën 8 persona janë plagosur nga zjarri në centralin elektrik me gaz afër Moskës, theksuan zyrtarët rusë.

Zjarri në qytetin e Mytishchit, rreth 20 kilometra nga Moska, u shpërnda në një territor prej 200 metrash katrorë dhe prodhoi një kolonë zjarri që arrinte lartësi 50 metra, tha Ministria e Emergjencave të Rusisë.

Ministria gjithashtu paralajmëroi se zjarri mund të përhapet.

Raportet fillestare theksuan se shpërthimi në stacion shkaktoi zjarrin./aa/