Haradinaj: Sukseset e EULEX-it dhe Kosovës janë të përbashkëta

Haradinaj: Sukseset e EULEX-it dhe Kosovës janë të përbashkëta

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se sukseset e EULEX-it dhe Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës.

Ai gjatë një takimi lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit.

“Duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, ju keni ndihmuar gjithë shoqërinë dhe në këtë proces gjithmonë e keni pasur mbështetjen e Qeverisë”, tha kryeministri Haradinaj. 

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, falënderoi kryeministrin për pritje dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX.