Dështon lansimi i raketës Arianespace Vega në Amerikën e Jugut

Dështon lansimi i raketës Arianespace Vega në Amerikën e Jugut

Lansimi i raketës Arianespace Vega u rrëzua herët në mëngjes dhe ngarkesa që duhej të mbante ishte humbur, njoftoi kompania evropiane Arianespace.

Një zëdhënëse e lansuesit të raketave i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se problemet ndodhën dy minuta pas nisjes nga poligoni i Kourout në Departamentin francez të jashtëm të Guiana në Amerikën e Jugut.

Kjo është hera e parë që raketa është rrëzuar dhe kompania kërkoi falje për humbjen e ngarkesës.

Raketa Vega duhej të lansonte satelitin vëzhgues FalconEye 1 për nevojat e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sateliti u prodhua nga Airbus dhe kompania hapësinore Thales Alenia Space.

Xhirimet satelitore duhet të përdoren për hartimin, mbikëqyrjen e tokës bujqësore, planifikimin urban dhe mbikëqyrjen e kufijve dhe brigjeve,