Lista e nxënësve pjesëmarrës në Garën e Diturisë në nivel republikan

Lista e nxënësve pjesëmarrës në Garën e Diturisë në nivel republikan

Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, nga rreth 316 mijë nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës ka 24 mijë e 012 fitues.

Pas përfundimit të garës komunale dhe shpalljes së nxënësve fitues, sot janë publikuar listat e nxënësve pjesëmarrës në nivelin republikan të garës, ku do të garojnë mbi 1 mijë e 600 garues.

Gara Nacionale e Diturisë në Nivelin Republikan mbahet më 12 korrik 2019 duke filluar nga ora 09:00 në hapësirat e Kolegjit AAB në Prishtinë.

Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Më poshtë gjeni listën përveç komunës së Gjilanit e cila do të publikohet më vonë:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Faza%203%20Pjesmarresit%20%20ne%20Garen%20e%20Diturise.pdf