Vlera e futbollistëve, Manchester City kampion i Evropës

Vlera e futbollistëve, Manchester City kampion i Evropës

Ndërsa pritet të fillojë sezoni i ri futbollistik, në kontinentin e Vjetër bëhen llogaritë për vlerën e lojtarëve duke qenë se jemi edhe në periudhën e merkatos së futbollistëve.

Në këtë aspekt, sipas Transfermarkt, skuadra kampione e Evropës është pikërisht Manchester City.

Ekipi i Pep Guardiolës, fituesi i Premier Leagues,qe ka në përbërje 4 futbollistë që e kalojnë vlerën e 100 milionë eurove, me një vlerë totale prej 1.26 miliardë euro.

Në vendin e dytë renditet Reali i Madridit që këtë vit ka bërë investime rekord në merkaton e transferimeve teksa ka sjellë në skuadër, lojtarë të tillë si Hazard, Mendy. Vlera e futbollistëve të Los Blancos sipas Transfermarkt është 1.23 miliardë euro.

Podiumin e klubit me futbollistët me vlerën më të madhe e plotëson një tjetër klub i La Ligas, Barcelona me 1.11 miliardë euro. Te Katalanasit lojtarët me vlerën më të lartë janë Messi me 150 milionë euro dhe Dembele me 100 milionë, transmeton tch.

Liverpooli është skuadra e katërt që e ka vlerën e futbollistë mbi kufirin e 1 mld eurove, më konkretisht ajo është 1.09 mld euro.

Nga vendi i pestë që mbahet nga Tottenhami e deri te Bayerni i Mynihut në të 11 vlera e futbollistëve të skuadrave është nën 1 mld euro dhe këtu përfshihen edhe skuadra si PSG, juventus, Atletico madrid, Juventus, Chelsea e Manchester United.