“Vazhdimi i kontratës së Origit me Liverpoolin është gabim”

“Vazhdimi i kontratës së Origit me Liverpoolin është gabim”

Jo të gjithë që janë të lidhur me Liverpoolin janë të gëzuar me kontratën e re të belgut, Divock Origit.

Legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol ka thënë se marrëveshja e re e Origit me Liverpoolin është gabim. Loja e tij në sezonin e kaluar ishte e mirë dhe Liverpooli i ofroi kontratë 5-vjeçare.      

“Isha i pyetur nëse Origi duhet të vazhdon kontratën me ‘The Reds’ dhe thash jo, nuk besoi që Origi ka përparuar që nga koha kur ka ardhur, ai ka tash 24 vjeç, është transferuar në Liverpool kur ka pasur 19 vjeç dhe nuk është forcuar aspak”, deklaroi ai.

Ai tha se Origi shënoi disa gola të rëndësishme por nuk po luan aq mirë sa duhet dhe nuk është në nivelin e duhur.

“Nëse Kloop dëshiron që t’i jap Firminos disa ditë pushim dhe po mendon që Origi është i duhuri për ta zëvendësuar atëherë ai është gabim”, përfundoi Nicol.