Twitter bie nga sistemi

Twitter bie nga sistemi

Përdoruesit e rrjetit social, Twitter, kanë raportuar se janë duke pasur probleme në përdorimin e llogarive të tyre në këtë platformë.

Shumica e përdoruesve raportuan se atyre i shfaqet vetëm ekrani me ngjyrë të kaltër, në të cilën shkruhet “Teknikisht diçka nuk është në rregull”. Gjithashtu shfaqet edhe një mesazh nga Twitter, në të cilin shkruhet “Faleminderit që e vërejtët – do ta rregullojmë dhe do ta kthejmë në normalitet së shpejti”.

Të gjitha këto raportime kanë ardhur gjatë ditës së enjte, e që mendohet se problemet e para filluan që nga ora 10:46 të mëngjesit.

Rrjeti social Twitter, është ndër platformat më të mëdha në internet. Në këtë platformë, shkruajnë shumica e politikanëve, e ndër politikanët që e përdorë Twitterin më së shumti është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.