Femrat e guximshme që për momentin janë duke e ndryshuar botën

Femrat e guximshme që për momentin janë duke e ndryshuar botën

Të gjithë e admirojmë fituesen e parë të çmimit Nobel Maria Sklodowska-Curie, “nënën” e programimit Grace Hopper, iniciatoren e lëvizjes për të drejtat civile Rosa Lee Parks, matematicienten Ada Lovelace, e shumë zonja tjera të mahnitshme.

Por, në kohërat moderne, ka gjithashtu femra që janë duke e ndryshuar historinë.
Melinda Gates

Është filantrope dhe biznesmene mjaft e suksesshme. Së bashku me burrin e saj, Bill Gates, ajo e ka themeluar një shoqatë të bamirësisë e cila tani është prej më të mëdhave në botë. Melinda dhe burri i saj i kanë dhuruar mbi 40 miliardë dollarë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor, për shërimin e sëmundjeve në shtetet e varfra, për ruajtjen e ambientit dhe për shumë projekte tjera të rëndësishme.

Së fundmi ajo flet me femrat anë e mbanë botës për rëndësinë e planifikimit familjar, për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar dhe për të drejtën e edukimit.

Malala Yousafzai

E tërë bota ka filluar të flet për të kur kjo vajzë pakistaneze ka qenë vetëm 11-vjeçare. Në atë kohë, ajo ka pasur një blog ku e ka përshkruar jetën e saj nën regjimin taliban dhe ka folur për qasjen e kufizuar në edukim. Ajo ka qenë shumë e guximshme për moshën e saj dhe kritikat e saja nuk janë toleruar aq mirë nga ndjekësit e lëvizjeve radikale islame. Në vitin 2012 ata kishin dashur ta vrisnin Malala Yousafzain.

Talibanët ishin futur në autobusin e shkollës së saj dhe kishin bërtitur, “Cila është Malala?” “Unë jam Malala!” ishte përgjigjur ajo pa frikë dhe ata e kishin goditur në kokë.

Më vonë, ajo kishte thënë se në atë ditë e gjithë frika e saj kishte vdekur.

Doktorët kishin arritur ta shpëtonin Malalan dhe, kur ajo ishte rikuperuar, kishte qenë e aftë ta ndante historinë e saj me Kombet e Bashkuara. Yousafzai kishte vërejtur se janë 57 milionë fëmijë në botë (31 milionë vajza) të cilët nuk shkojnë në shkollë dhe ajo është duke e bërë të pamundurën për ta ndryshuar këtë.

Për shkak se çështja e edukimit në vendet e pazhvilluara ishte diskutuar prapë, Malala kishte fituar çmimin Nobel për Paqe.

Oprah Winfrey

Shumë njerëz e njohin Oprah Winfrey si udhëheqëse e suksesshme e emisionit televiziv në SHBA, por miliarderja e parë femër me ngjyrë gjithashtu meriton që të njihet si një prej yjeve më zemërgjera që ekziston.

Një shkollë të cilën ajo e ka hapur në Afrikë Jugore është duke funksionuar tash e sa vite.

Winfrey ëndërron për një të ardhme ku vajzat në shtetet e varfra e kanë mundësinë të mësojnë.

Ajo e viziton shkollën dhe u ndihmon fëmijëve të talentuar të regjistrohen në kolegje të njohura në botë.

Ajo ka shpenzuar mbi 400 milionë dollarë në zhvillimin e edukimit dhe nuk do të ndalet!