Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë të ftuar do të jenë Franziska Helmreich, artiste, Rajmonda Ahmetaj, aktore, Alban Beqiraj, regjisor, të cilët do të flasin për festivalin ndërkombëtar i artit “Nën braza të kohës”.

Mysafir tjetër do të jetë Isuf Cikaqi, drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, i cili do të na njoftojë më detajisht për fushatën e korrje-shirjeve si dhe a do të sigurohen nevojat e grurit.

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj do të paraqitet Besim Ugzmajlit, regjisor, i cili do të na njoftojë për krijmtarinë artistike dhe suksesin e filmit "Rruga".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale