Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell me vranësira mesatare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell me vranësira mesatare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të shiut lokal. Temperatura e mëngjesit do të bie mes 8 dhe 15 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë nga 23 deri në 31 gradë. UV-indeksi do të jetë 8.

Në Shkup, mot me vranësira mesatare, pasdite me kushte për shi afatshkurtër lokal.Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.

Në periudhën e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët. Edhe të shtunën në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shiut lokal. Valë e re e lagështisë me reshje më të mëdha të shiut pritet të shtunën gjatë natës dhe të dielën.