VIDEO-Kosova ende nuk po mund të sigurojë bukën

VIDEO-Kosova ende nuk po mund të sigurojë bukën

Fushata e korrje-shirjeve po ec sipas planit që e ka bërë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura.

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, Isuf Cikaqi, tha plani i korrjeve shirjeve po ec në bazë të planit dhe se të gjitha përgatitjet për korrje shirjet, ishin bërë më parë edhe nga drejtoritë komunale dhe institucionet qendrore.

“MBPZHR-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet, ku kemi i koordinuar punët për të mbarëvajtjen e procesit të korrje shirjeve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij procesi i korrje shirjeve po ec mirë me përjashtim të dy ditëve që ka pasur reshje të shiut. Cikaqi bëri me dije se Kosova ka këtë vit 1400 kombajnerë.

Cikaqi pret që këtë vit tokat e Kosovës, të sjellin prej 3500 deri në 4500 kg grurë për hektar.

Ndryshe edhe pse janë rritur subvencionet, Kosova ende nuk po mund të sigurojë kërkesat për grurë.

Për shumë ndiqeni intervistën e plotë me drejtorin e Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR, Isuf Cikaqi.

Autor: RTKlive