36 kompjuterë të rinj për Policinë e Kosovës nga UNDP

36 kompjuterë të rinj për Policinë e Kosovës nga UNDP

Policia e Kosovës sot është bërë me 36 kompjuterë të rinj që do t’i shërbejnë për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Kjo falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se ky projekt do të ndihmojë shumë për legalizimin e armëve. Në mënyrë, që sipas tij t’iu largojnë nga duart armët ilegale qytetarëve.

Por, pavarësisht kësaj, ai tha se duhet të bëjnë më shumë që numri i armëve ilegale të zvogëlohet  

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Soukko tha se do vazhdojnë të mbështesin policinë e Kosovës në forma të ndryshme për të pasur një siguri në gjithë territorin e Kosovës.

Ajo tha, se janë të angazhuar për reduktimin e armëve ilegale dhe në të njëjtën kohë reduktimin e të gjitha formave të dhunës.

Shpjegoi se janë blerë 36 kompjuterë dhe do të përdoren në 36 stacione policore nga stafi i Policisë së Kosovës që janë për regjistrimin e kërkesave për legalizimi.

Kurse, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se do të angazhohen që t’iu shërbejnë në mënyrën më të mirë.

Duke folur për legalizimin e armëve, Zeka tha se në këtë çështje qëndrojnë më mirë se shtetet e rajonit.

Ndryshe, legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.