Berlini: Çështja e dëmshpërblimeve për Greqinë e zgjidhur

Berlini: Çështja e dëmshpërblimeve për Greqinë e zgjidhur

Qëndrimi i palëkundur i Berlinit mbi dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore për Greqinë është që kjo çështje është zgjidhur përfundimisht, politikisht dhe ligjërisht, deklaroi zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Ulrike Demmer.

Demmer iu përgjigj kështu pyetjes mbi një raport të Bundestagut, që thotë se, edhe pse qëndrimi gjerman mund të përkrahet nga ligji ndërkombëtar, kjo gjë nuk është absolute.

“Ne u informuam për qëndrimin e Bundestagut”, deklaroi Demmer.

”Por, asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e qeverisë gjermane dhe këtë e ka shprehur edhe kancelarja Merkel kur ishte në Athinë gjatë takimit të saj me presidentin grek, Prokopios Pavlopulos, në janar 2019”, theksoi Demmer.

”Sidoqoftë, qeveria gjermane e ka marrë seriozisht përgjegjësinë e saj për të kaluarën. Pas LIIB Gjermania njohu përgjegjësinë e saj për viktimat e nacional-socializmit. Ne duam të vazhdojmë përpjekjet tona për pajtimin dhe të shohim së bashku drejt së ardhmes”, theksoi ajo.