Turbulenca në aeroplanin e “Air Canada”, 37 të lënduar

Turbulenca në aeroplanin e “Air Canada”, 37 të lënduar

Një aeroplan i kompanisë “Air Canada” u ndesh me një turbulencë të fortë ajri teksa po udhëtonte nga Vancouver drejt Sidney të Australisë.

Aeroplani Boeing 777-200 me 284 pasagjerë në bord u detyrua të devijojë për në Hawai në momentin që u gjend para një turbulence të fortë.

Zyrtarët e kompanisë thanë se turbulence ndodhi në qiell të kthjellët.

Të paktën 37 pasagjerë u lënduan nga incidenti në ajër.

Aeroplani u ul me urgjencë në aeroportin Honolulu të Hawait dhe të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore.

Në bordin e këtij aeroplani ishin edhe anëtarët e grupit australian muzikor Hurricane Fall që përmes rrjetit social Facebook njoftuan se përveç vokalistit që kishte pësuar lëndime, të tjerët ishin mirë.