​Thaçi: Rexhep Hoxha ishte shkrimtar i guximshëm

​Thaçi: Rexhep Hoxha ishte shkrimtar i guximshëm

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e shkrimtarit Rexhep Hoxha, i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare.

Thaçi ka thënë se Hoxha ishte një shkrimtar i guximshëm me librat e të cilit janë rritur shumë breza.

Postimi i Thaçit:

Vdekja e shkrimtarit Rexhep Hoxha është një humbje për familjen Hoxha dhe tërë komunitetin e shkrimtarëve në Kosovë. Ishte një klasik i letrave shqipe, një shkrimtar i guximshëm, me librat e të cilit u rriten shumë breza. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij! HTH