Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner i Dritës

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner i Dritës

​Alban Dragusha është emëruar si ndihmës trajner i FC Dritës.

Drita përpos lojtarëve që ka transferuar në ekip, këtë verë ka filluar të mendojë edhe për stafin teknik.

Alban Dragusha ka punuar si trajner te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, ndërsa më herët ka pasur një karrierë të suksesshme si lojtar duke luajtur në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.

Dragusha më herët ka veshur edhe fanellën e FC Dritës.

Zyrtarizimin e tij e ka pranuar vet ekipi i Dritës përmes një postimi në Facebook.