BE mbështet projektet e turizmit Shqipëri-Maqedoni e Veriut

BE mbështet projektet e turizmit Shqipëri-Maqedoni e Veriut

9 projekte kanë përfituar mbështetje nga Bashkimi Europian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Në analizën e mbajtur në Ohër të Maqedonisë theksi u vendos tek forcimi i bashkëpunimit për të krijuar një të ardhme të përbashkët siç është edhe motoja e programit!

Përfituesit e granteve nga programi për bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut prezantuan në Ohër rezultatet e 9 projekteve të financuara nga Bashkimi Europian.

Nën moton “Krijojmë një të ardhme të Përbashkët”, profesionistë nga fusha të ndryshme diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit për një turizëm të qëndrueshëm.

Të pranishëm Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar dhe ai në Shqipëri, Luigi Soreka rikonfirmuan mbështetje, ndërsa përfaqësues të qeverive të Shkupit e Tiranës, vunë theksin tek shfrytëzimi i të gjitha potencialeve të zhvillimit në sektorin e Turizmit.


MË SHUME NGA Ekonomi