NATO: Pasoja të mundshme për Turqinë pas blerjes së raketave ruse

NATO: Pasoja të mundshme për Turqinë pas blerjes së raketave ruse

NATO-ja paralajmëroi sot Turqinë për pasoja të mundshme, pas blerjes dhe marrjes nga ana e autoriteteve turke të sistemit mbrojtës rus, tip S-400, pjesë të të cilit mbërritën po sot.

“Është në dorën e aleatëve të vendosin se çfarë pajisje ushtarake blejnë, por jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400”, deklaroi një zyrtar i NATO-s.

“Ndërveprimi i forcave tona të armatosura është thelbësor për NATO-n për kryerjen e operacioneve dhe misioneve tona”, shtoi zyrtari duke përshëndetur edhe faktin që Turqia po punon edhe me aleatë të tjerë për zhvillimin e sistemeve mbrojtëse raketore me rreze të gjatë veprimi.