Basha mbledh Kryesinë: Do t`i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës

Basha mbledh Kryesinë: Do t`i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar strukturave angazhim maksimal.

"Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen" është shprehur ai.

Pas mbledhjes Basha tha se beteja e opozitës për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar të Edi Ramës vazhdon, transmeton oranews.

Basha: Njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës, vëmendja jonë drejt ndryshimit të ekonomisë së shqiptarëve. Vota iu takon qytetarëve, do i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës. Prioriteti ynë është ndryshimi i kësaj qeverie me anë të votë së lirë dhe të ndershme. Nuk jemi në këtë betejë për karriget tona, ato i dorëzuam, jemi këtu për interesin e qytetarëve.