Man Utd ka gati 80 milionë euro për Milinkovic – Savic

Man Utd ka gati 80 milionë euro për Milinkovic – Savic

Gjiganti i Premierligës, Manchester United, ka kthyer interesimin kah ylli i Lazios.

Sergej Milinkovic – Savic është kthyer në listën e dëshirave të Manchester United, sipas Gianluca Di Marzio.

Gazetari italian raporton se United janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për shërbimet e Sergej.

‘Djajtë e kuq’ mund ta humbin Pogban këtë verë, derisa francezi kërkohet nga Real Madrid e Juventus.

Ylli i Lazio, Milinkovic Savic mund të jetë zëvendësuesi i tij, dhe United pritet të ofrojnë 80 milionë euro për serbin./lajmi.net/