Muharremaj: Nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve

Muharremaj: Nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka filluar që të verifikoj punimet e projekteve të ndryshme që janë duke u bërë në këtë komunë nga pune kryerësit.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të toleroj asnjë punë e cila nuk është kryer siç duhet në këtë komunë.

Ai po ashtu tregoi se i ka njoftuar menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve që t’i mbikëqyrin dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punës.

“Në takim sot i kam njoftuar menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve, që të gjithë operatorët ekonomik që janë në realizim e sipër të projekteve, t’i mbikëqyrin dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit. Publikisht e deklaroj, se nuk do të ketë tolerime dhe po ashtu u kam kërkuar që një gjë të tillë të mos e tolerojnë as ata. Unë si zakonisht, do të jem në teren dhe nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndryshe, një ditë më parë Muharremaj ka anuluar punimet në rrugën “Qeshmja e Cufës”, për shkak të cilësisë së dobët. 


MË SHUME NGA Nacionale