Majlinda pëson humbje në gjysmëfinalen e Hungarisë

Majlinda pëson humbje në gjysmëfinalen e Hungarisë

Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të gjej veten në finalen e Grand Prixit të Budapestit.

Xhudistja pejane ka pësuar humbje në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë në garat e Hungarisë.

Garuesja jonë ka humbur kundër japonezes, Chishima Maeda, ku ka humbur në kohën shtesë.

Theksojmë se Kelmendi tashmë do të paraqitet në repechage me spanjollen Ana Perez Box.

Ndryshe, gjysmëfinalistet tjera kosovare janë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.