Afër 20 milionë persona të prekur nga përmbytjet në Kinë

Afër 20 milionë persona të prekur nga përmbytjet në Kinë

Sipas një njoftimi zyrtar, autoritetet evakuuan 1.3 milion njerëz që ishin në mesin e 19.91 milionë personave të prekur nga përmbytjet.

Rreth 20 milionë persona janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në Kinë, bëri të ditur sot Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas një njoftimi zyrtar, autoritetet evakuuan 1.3 milion njerëz që ishin në mesin e 19.91 milionë personave të prekur nga përmbytjet.

Në njoftim thuhet se 582,000 njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga fillimi i qershorit, përmbytjet goditën provincat jugore të Kinës, Zhe Jiang, Fu Jian, Hu Nan, Guang Dong, Gui Zhou dhe Guang Xi.

Përmbytja shkatërroi 34,000 shtëpi, 1,76 miliardë hektarë tokë bujqësore dhe shkaktoi humbje financiare prej 53,4 miliardë juanë (7,7 miliardë dollarë), thuhet në njoftim.

Më shumë ekipe shpëtimi dhe ndihma do të dërgohen në zonat e goditura nga fatkeqësitë, thuhet më tej./aa/