Zyrtare: Griezmann lojtar i Barcelonës

Zyrtare: Griezmann lojtar i Barcelonës

Barcelona e ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Barcelona e ka paguar shifrën prej 120 milionë euro për francezin dhe testet mjekësore të lojtarit do të kryhen të hënën.

Griezmanni të shtunën do të udhëtojë drejt Barcelonës për të mbajtur një konferencë me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.        

Lajmin e kanë zyrtarizuar faqja zyrtare e FC Barcelonës.