Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi Raportin Vjetor 2018

Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi Raportin Vjetor 2018

Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se Raporti Vjetor për vitin 2018 ashtu siç e parasheh Ligji për BQK-në, paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe njëkohësisht aktivitetet, të cilat janë zhvilluar nga Banka Qendrore e e Kosovës dhe që me sukses ka arritur të realizoj objektivat e saj të parapara me ligj.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se Raporti Vjetor i vitit 2018, thekson se sektori financiar vazhdoi të rritej dhe të ketë shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe të jetë kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.