Juventusi zbeh interesimin për Pogban

Juventusi zbeh interesimin për Pogban

Juventusi thuhet se ka përfunduar interesimin për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Juve ka qenë i lidhur ngushtë me rikthimin e francezit dhe agjenti Mino Raiola ka bërë përpjekjet të mëdha për ta realizuar transferimin.

Megjithatë, Daily Mail shkruan sot se kërkesat e Unitedit prej 167 milionë eurove kanë shtyrë Bianconerrit, të heqin dorë prej mesfushorit shtatgjatë.

Kjo ka bërë që të rishfaq interesim Real Madridi, por paraprakisht Los Blancos duhet të shesin disa prej lojtarëve për të siguruar financimin e blerjes së kampionit të botës me Francën.

Zonja e Vjetër tashmë ka sjellë mesfushorët Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot si transferime të lira, ndërsa Pogba aktualisht është me Djajtë e Kuq në turneun e tyre të para-sezonal në Australi, transmeton telegrafi.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 92 paraqitje për italianët dhe ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.