PSG në ankth, katër futbollistë drejt largimit

PSG në ankth, katër futbollistë drejt largimit

Pas blerjeve të Marcin Bulka, Bakker, Herrera dhe Sarabria, Paris Saint Germain ka hedhur sytë nga organika e saj.

Kampionët e Ligue 1 po kërkojnë që të formojnë një skuadër konkuruese për sezonin e ardhshëm dhe Thomas Tuchel i ka idetë e qarta. Gjithsesi, përveç shpenzimeve, parisienët kërkojnë që të ruajnë boshtin e skuadrës së sezonit të shkuar.

Kështu, 4 futbollistët Edinson Cavani, Thiago Silva, Layvin Kurzawa dhe Thomas Meunier janë futur në muajit e fundit të kontratës dhe marrëveshja me ta duhet të marrë zgjidhje. Të gjithë do të jenë të lirë të negociojnë me ekipet e reja që prej 1 janarit dhe koha te PSG është mjaft e shtrenjtë, transmeton oranews.

Gjithsesi, fillimisht PSG duhet të marrë konfirmimin e lojtarit për të nisur negociatat dhe më pas i duhet t'i ofrojë kontratën që e bind të qëndrojë gjatë në "Parc des Princes".