Kompletohet transferimi i De Ligt te Juve, lajmin e jep gazetari holandez

Kompletohet transferimi i De Ligt te Juve, lajmin e jep gazetari holandez

Mike Verweij, gazetari i “Telegraaf” në Holandë ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit Matthijs De Ligt. Mbrojtësi i Ajaxit në orët në vijim sipas tij do të transferohet te Juventusi.

“Matthijs de Ligt nuk do të jetë në stërvitje me Ajaxin në Austro. Mund të kompletohet transferimi nga Ajax te Juventusi, pasi kanë rënë dakord edhe ekipet. Dokumentet janë duke u shkëmbyer. Transferimi është i kompletuar”, shkruan ai, transmeton KJ.

Në këtë mënyrë De Ligt pritet të bashkohet në përgatitjet me bardhezinjtë.