PSG-ja vendos kushte Barçës për Neymarin, në këmbim të brazilianit kërkon…

PSG-ja vendos kushte Barçës për Neymarin, në këmbim të brazilianit kërkon…

Neymar vazhdon të mos shkojë në stërvitje me PSG-në, për shkak se dëshiron të largohet.

Drejtuesit kanë vendosur ta dënojnë lojtarin, për mos paraqitjen e tij në përgatitjet për sezonin e ri. Që parizienët ta lejojnë brazilianin të largohet në drejtim të Barcelonës, do të kërkojnë një lojtar tjetër të katalanasve.

Sipas asaj që shkruan “Bild’, francezët i kanë kërkuar mbrojtësin Lenglet, plus para Barcelonës për ta lenë të lirë Neymarin. Mbrojtësi 24-vjeçar pëlqehet shumë nga Tomas Tuchel, i cili e dëshiron më çdo kusht në skuadrën e tij.

Mirëpo nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse Valverde nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e francezit. Gjithsesi ditët e ardhshme do të jemi më të qartë, përsa i përket kësaj lëvizje.