Zhduket ishulli i shfaqur pas tërmetit para gjashtë vitesh

Zhduket ishulli i shfaqur pas tërmetit para gjashtë vitesh

Ishulli Zalzala Koh, është zhdukur. Ky ishull u shfaq në vitin 2013 pas një tërmeti shkatërrues në zonën e qytetit pakistanez Guadara.

Ndërkohë, në pamjet satelitore nuk shihet më ishulli i cili u shfaq pas tërmetit me fuqi prej 7.7 ballë, ndërsa goditi Balochistan dhe Sindh, në jug të vendit.

Ishulli ishte me gjatësi prej 40 metrash, gjerësi 90 dhe lartësi 20 metra. Banorët e quajtën ishullin “Zalzala Koh”, që do të thotë Mali nga tërmeti.


MË SHUME NGA Kuriozitete