Ilegalisht punonin në Shkup, arrestohen 20 shtetas të huaj

Ilegalisht punonin në Shkup, arrestohen 20 shtetas të huaj

Efektivë të policisë nga Qendra rajonale për çështje kufitare Veri dhe SPB Shkup kanë arrestuar 20 shtetas të huaj që e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në Shkup ilegalisht dhe pa u paraqitur kanë kryer objekte ndërtimore.

Në rajonin qendror të qytetit, kumtoi sot MPB, në një objekt ndërtimor të locuar mes rr. J. Mijallkov” dhe rr. “M.H. Jasmin” ku realizues të punëve ndërtimore kanë qenë disa persona juridikë janë zbuluar: 11 shtetas të Kosovës, nga katër të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe një shtetas i Iranit, të cilët ilegalisht kanë punuar në objekte.

Personat, shtetas të huaj janë arrestuar në SP Qendër dhe në SP Kisella Vodë ku vijojnë procedurat e mëtutjeshme.