Trageti shqiptar pëson defekt në mes të detit, 27 pasagjerë mbesin brenda

Trageti shqiptar pëson defekt në mes të detit, 27 pasagjerë mbesin brenda

Trageti ‘Saranda Expres’ që bën linjën Sarandë-Korfuz pasditen e sotme orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ndërsa është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit.

Në traget ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete. Pas sinjalit SOS pranë tragetit ‘Saranda Expres’ me flamur shqiptar ka shkuar edhe trageti tjetër i linjës Sarandë -Korfuz, ‘REINA 2’ për të asistuar apo ndihmuar.

Drejtoria Detare njofton se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët që ndodhen në traget, ndërsa shton se do të ketë një kontroll të rreptë nga inspektorët për shkaqet e defektit.

Po ashtu, drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se kapitenria e Portit Sarandë ka komunikuar me tragetin dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit Korfuzit.