Rita Ora xhiron videoklipin e ri në Dubai

Rita Ora xhiron videoklipin e ri në Dubai

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Prishtina, Rita Ora, ka thënë se nesër do të publikohet një pjesë e videoklipit  të  këngës “New Look” të cilin e ka gjiruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ora këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mundem të pres që të gjithë ju ta shihni videon e re gjatë xhirimit të videoklipit në Dubai”.

“Në Dubai ishte shumë argëtim me vetura të mrekullueshme”, ka shkruar Ora në Instagram.